Vrasja mizore e Marigona Osmanit, avokatët e Krivaqës dhe Sejdiut kërkojnë rrëzimin e aktakuzës - NACIONALE

Vrasja mizore e Marigona Osmanit, avokatët e Krivaqës dhe Sejdiut kërkojnë rrëzimin e aktakuzës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokatët e Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen mizore të Marigona Osmanit, nuk po pajtohen me aktkauzën e ngritur.

Madje, mbrojtësit kanë kërkuar në Gjykatë që aktakuza të rrëzohet.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata e Ferizajt.

“Ju njoftoj se mbrojtësit e të akuzuarve D.K. dhe A.S, në Gjykatën Themelore në Ferizaj kanë parashtruar kërkesë për hudhjen e aktaktuzës, e cila kërkesë është parashtruar brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 14 korrik, Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm, lidhur me akuzat që iu vihen në barrë.

Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Lajme të ngjashme