Vrasja me thikë vitin e kaluar në Gjilan, Bardhyl Zeqiri dënohet me 20 vjet burgim - NACIONALE

Vrasja me thikë vitin e kaluar në Gjilan, Bardhyl Zeqiri dënohet me 20 vjet burgim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bardhyl Zeqiri është dënuar me 20 vjet burgim, në lidhje me vrasjen e vitit të kaluar në Gjilan.

Zeqiri dyshohet se e ka vrarë Ismajl Canin pas goditjes me thikë në një kafiteri.

Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën Ismajl Cani, për motive të ulëta.

Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur.

Me këtë ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet.

Lajme të ngjashme