Vrasja e vitit 2023 në Vushtrri: Rikonstruktohet vendi i ngjarjes - NACIONALE

Vrasja e vitit 2023 në Vushtrri: Rikonstruktohet vendi i ngjarjes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Në tetor të vitit 2023 kishte ndodhur një vrasje e dyfishtë në Vushtrri, ku akuzohet Jetmir Sinani.

Në kete mes kishin mbetur të vrarë Fatos Zenuni dhe Liridon Musliu.

Deri te vrasja kishte ardhur si pasojë e një përleshje që kishte ndodhur një ditë më parë, ku i akuzuari Sinani ishte së bashku me disa shokë të tjerë.

Tashmë Gjykata Themelore e Mitrovice kanë dal në vendin e ngjarjes për rikonstruktim.

Në shkallën e parë i akuzuari Sinani ishte dënuar me 24 vjet burg, por Apeli e ktheu rastin në rigjykim.

Lajme të ngjashme