Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm - NACIONALE

Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë të akuzuarit për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, janë deklaruar të pafajshëm.

Gjatë seancës gjyqësore për këtë rast, e cila po mbahet në Ferizaj, prokuroria ka prezantuar aktakuzën.

Prokurori i rastit, Ismet Rrahmani, ka thënë se të pandehurit Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka, më 1 prill 2025 në Kaçanik rreth orës 23:00, në bashkëveprim me të miturin Rejhan Bela, dyshohet se e kanë vrarë rreshterin Muhamet Lika.

Megjithatë, të akuzuarit i kanë hedhur poshtë pretendimet, duke u deklaruar të pafajshëm.

Lajme të ngjashme