Vrasja e rreshterit Muhamet Lika, prokurori: Vrasja ishte e planifikuar, provat do të dëshmojnë këtë
Prokurori në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika, Ismet Rrahmani, ka vlerësuar se vrasja e ish zyrtarit policor ishte e planifikuar dhe e koordinuar.
Në seancën e parë të këtij rasti, e cila është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Rrahmani ka thënë se prokuroria do të dëshmojë përmes videoincizimeve, dëshmive të dëshmitarëve dhe provave të tjera materiale se vrasja e rreshterit Lika.
Sipas tij, kjo vrasje ishte rezultat i një plani të mirëorganizuar dhe i bashkëveprimit të të gjithë të pandehurve.
“Duke u bazuar në videoincizimet, do të vërtetohet se të pandehurit, në bashkëkryerje dhe duke ndërmarrë veprime të caktuara, kanë qenë pjesëmarrës duke e ndihmuar të miturin Rejhan Bela. Koordinimi, lëvizjet dhe veprimet e secilit të pandehur dëshmojnë se nuk bëhej fjalë për rastësi, por për një plan të parapërgatitur që kishte për qëllim vrasjen e rreshterit Muhamet Lika”, është shprehur prokurori.
Ai ka bërë me dije se dëshmitë e banorëve të objektit ku ka ndodhur krimi, pamjet e kamerave të sigurisë dhe shumë prova tjera do ta vërtetojnë pretendimin e prokurorisë.