Vrasja e Oliver Ivanoviqit, sot dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur - NACIONALE

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, sot dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot do të mabhet seancë dëgjimore rreth rastit të vrasjes së politikanit opozitar serb, njëherësh lider i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (GI, SDP), Oliver Ivanoviq.

Sot do të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur.

Seanca pritet që të nis në ora 9:30.

Oliver Ivanoviq, lider i SDP-së u vra më 16 janar 2018 para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Të gjithë të akuzuarit në rastin e vrasjes së Ivanoviqit më herët ishin deklaruar të pafajshëm për aktakuzat, me të cilat ngarkohen.

Lajme të ngjashme