Vrasja e mbrëmshme në Gjakovë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Vrasja e mbrëmshme në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti është iniciuar për veprën penale “Vrasja e Rëndë”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

Autoritetet kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari me inicialet I.S., i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet dhe grumbullimin e provave relevante për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme