Vrasja e Liridona Ademajt, sot pritet të mbahet seanca fillestare ndaj Murselit dhe të tjerëve
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahen seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët dyshohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Siç njofton Betimi për Drejtësi, në aktakuzën e prokurorisë “në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje”.
Sjellim ndër mend që seanca fillestare ka dështuar të mbahet për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës