Vrasja e Faton Hajrizit, komuna e Skenderajt anulon një mbrëmje muzikore
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se pas vrasjes së Faton Hajrizit, është anuluar një mbrëmje muzikore e planifikuar për sonte.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se mbrëmja muzike në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” është anuluar plotësisht.
“Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.” – ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur bashkatdhetarë,
Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit "Ditët e Mërgatës" anulohet plotësisht.
Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.