Vrasja e Enver Hadrit, Shatri tregon se ka dëshmuar në Belgjikë si dëshmitar i prokurorisë - NACIONALE

Vrasja e Enver Hadrit, Shatri tregon se ka dëshmuar në Belgjikë si dëshmitar i prokurorisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhafer Shatri, ish-politikan dhe ish-aktivist kosovar në diasporë, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, në të cilin ka treguar se ka dëshmuar në gjykimin përfundimtar për vrasjen e Enver Hadrit, një aktivist i shquar që ishte vrarë në Belgjikë.

Shatri ka treguar se ka dëshmuar si dëshmitar i Prokurorisë në gjyqin që po ndodh në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku të akuzuar janë tre serbë.

“Dy ditë më parë, në cilësinë e dëshmitarit të prokurorisë, dëshmova para Trupit Gjykues.

Të hysh në një sallë të madhe, para një Gjykate të shumë respektuar e me juri dhe ta shohësh aty familjen e Enver Hadrit të raskapitur por krenare në përpjekjet e saj 35 vjeçare për ta vënë drejtësinë në vend, është një përjetim më shumë se i vështirë.

Por edhe një rast me shumë përparësi. Sepse në këtë dosje ka aq shumë argumente, sa që mjafton vetëm t’i rënditësh.

Dhe ky është një përjashtim i rrallë, sepse askush si Serbia nuk di t’i fshehë gjurmët e krimeve të saj të shumta e të përgjakshme” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme