Vrasja e Agonis Tetajt, i dyshuari Gogaj: Rasti ka ndodhur pahiri - NACIONALE

Vrasja e Agonis Tetajt, i dyshuari Gogaj: Rasti ka ndodhur pahiri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar pas më shumë se një viti që ishte bllokuar, gjykimi për vrasjen e Agonis Tetajt.

I dyshuari për vrasjen e tij, Shaban Gogaj ka dhënë fjalën përfundimtare në Gjykatën e Pejës.

Ai ka thënë se krejt rasti ka ndodhur pa dashje.

“Ky rast çka ka ndodh ka ndodh veç pahiri dhe nuk ka si del ndryshe, ju mundeni gjithqysh mem dënu nuk është asnjë pikë problem, dënimi jem është qat ditë kur dal prej burgut dhe shkoj në kompaninë Gogaj dhe nuk e shoh më Agonisin, ky është dënimi im”- tha Shaban Gogaj, raporton Kallxo.com

“Prej një hajgare me ndodh kjo tragjedi askush nuk e ka prit”- tha Gogaj.

Gjykimi ishte bllokuar pasi i dyshuari nuk pranonte avokat tjetër përveç Besnik Berishës, që ishte përkashtuar nga rasti.

Lajme të ngjashme