Vrasja e Agonis Tetaj, bashkëshortja kërkon 628 mijë euro dëmshpërblim - NACIONALE

Vrasja e Agonis Tetaj, bashkëshortja kërkon 628 mijë euro dëmshpërblim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon ende gjykimi ndaj Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt, ku sot është mbajtur seanca për fjalën përfundimtare.

Bashkëshortja e të vrarit Agonis Tetajt, Albesa Cacaj përmes përfaqësuesit të viktimave, Luan Ahmetaj ka kërkuar dëmshpërblim 628 mijë euro.

Kërkesën për dëmshpërblim e ka bërë Ahmetaj sot në seancën, raporton Kallxo.com.

Përfaqësuesi i viktimave, Luan Ahmetaj tha se dëmshpërblimi kërkohet në emër të dëmit material dhe jo material.

Demi i përgjithshëm – 628 mijë euro, kërkojmë që ta aprovoni në tërësi kërkesën pasurore juridike”- deklaroi në fund Ahmetaj.

Sipas përfaqësuesit të viktimave, 300 mijë euro janë kërkuar duke u bazuar në pagën të cilën Agonis Tetaj do ta kishte në ditën e sotme duke llogaritur që i njëjti do të mund të punonte edhe për 36 vite të tjera pune.

Tutje 150 mijë euro janë kërkuar për shkak të dhimbjeve shpirtërore (të bashkëshortes dhe të fëmijëve) për humbjen e jetës së Tetajt. Në këtë vlerë janë përfshirë dhimbjet shpirtërore të bashkëshortes së Agonis Tetajt e cila kishte menduar ikjen nga vendi për shkak të paragjykimeve.

Ndërsa 81 mijë euro janë kërkuar në emër të asaj që Tetaj ishte mbajtës i familjes si dhe kishte moshë të re. 68 mijë euro janë kërkuar për shpenzimet për rritjen, veshmbathjen dhe shkollimin e fëmijëve deri në moshën 23 vjeçare.

Lajme të ngjashme