Vrasja e 22-vjeçarit në vitin 2022 në Lipjan: Arrestohen dy të dyshuar
Dy persona të dyshuar janë arrestuar si të përfshirë në vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njoftimi:
Raport shtesë:
VRASJA E RËNDË&DHËNIA E NDIHMËS KRYESIT PAS KRYERJES SË VEPRËS PENALE&MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE&FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE
Lipjan 05.08.2022 –23:30. Lidhur me rastin me 15.04.2026 njësitë relevante policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar.