Vraniqi i VV-së shpërndan foton e Kurtit me Kadarenë: Dy shqiptarë të mëdhënj!
Erzen Vraniqi, anëtar i VV-së dhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shpërndarë një fotografi të shefit të tij me Ismail Kadarenë, shkrimtarin e njohur shqiptar që ka qëndruar sot në Kosovë si i ftuar në panairin e librit.
Në mbishkrimin e fotografisë, e cila është bërë në objektin e Qeverisë së Kosovës, Vraniqi ka shkruar një koment interesant.
“Dy shqiptarë të mëdhenj” – shkroi Vraniqi, ndërsa në prapavijë shihet edhe flamuri kuq e zi, por jo edhe ai i Kosovës (së paku në fotografi).