Vranët dhe temperatura më të ulëta: Moti për sot - NACIONALE

Vranët dhe temperatura më të ulëta: Moti për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

Lajme të ngjashme