Voziti i dehur, u vetaksidentu – pastaj u arrestua nga policia
Policia e Kosovës ka njoftuar për në ngasje në gjendje të dehur.
I dyshuari ka shkkatuar vetaksident.
Ai tashmë është arrestuar e dërguar në mbajtje.
“NGASJA NË GJENDJE TË DEHUR
Prishtinë 30.10.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.