Vozitësja shkakton vetaksident, vdes një pasagjer në QKUK
Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku me fatalitet.
Një vozitëse ka shkaktuar vetaksident.
Për pasojë janë lënduar pesë persona. Njëri nga ta ka vdekur pastaj në QKUK.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Doberdolan, Suharekë 22.11.2024 – 18:15. Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – raporton PK-ja.