Votuesit jashtë Kosovës: Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrim për zgjedhjet lokale - NACIONALE

Votuesit jashtë Kosovës: Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrim për zgjedhjet lokale

1 vit më parë

nga NACIONALE

KQZ ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të fillojë më 23 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025/

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës:

  • Online, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://diaspora.kqz-ks.org
  • Me postë, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë

Platforma elektronike do të jetë e qasshme për aplikim që nga data 23 korrik 2025.
KQZ ka thënë se të publikojë udhëzime të detajuara për mënyrën e aplikimit, qoftë online apo me postë, si dhe kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për regjistrim.

Po ashtu, për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale nuk aplikohet votimi në përfaqësi diplomatike. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës.

Periudha e votimit me postë do të jetë nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.
Kjo periudhë vlen vetëm për ata që regjistrohen me sukses si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

Lajme të ngjashme