Voton edhe zëdhënësi i VV-së: Demokracia e brendshme është vlerë
Arlind Manxhuka, që në publik njihet si zëdhënës i VV-së, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
Ndonëse pa kundërkanditatë, e me shumë spastrime, Manxhuka ka marrrë guximin të shkruajë për demokracinë e brendshme të VV-së.
Madje ai ka thënë se demokracia e brendshme është vlerë.
Si duket z.Manxuka nuk e ka lexuar asnjë fjalor terminologjik që përshkruan se çfarë është demokracia, pra një sistem ku lejohet zgjedhja e lirë e pa ndikim.
Natyrisht, mundësia e zgjedhjes, pra dy kandidatë e më tepër, është një parakusht që e mundëson demokracinë.
Postimi i plotë i Manxhukës:
Sot votojmë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! për strukturat dhe udhëheqjen e re nesër. Demokracia e brendshme është vlera dhe mekanizmi përmes së cilës rritemi e strukturohemi.
I ftoj gjithë anëtarët e Lëvizjes të ushtrojnë të drejtën për votim për të marrë pjesë në vendimmarrjen e brendshme.
Na priftë e mbara!