Voton Ali Ahmeti: Uroj që procesi të shkojë mirë - NACIONALE

Voton Ali Ahmeti: Uroj që procesi të shkojë mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar që procesi i sotëm zgjedhor të shkojë sipas standardeve të evropiane.

Pas votimit, ai ka thënë ka uruar që në këtë proces të mos ketë asnjë prbeln që do të dëmtonte procesin zgjedhor.

“Uroj që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standardeve të jenë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Dhe të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit, t’i qojmë të gjitha proceset për para për më shumë paqe dhe stabilitet. Të kemi zero problem me fqinjët, kjo është ajo që dua të triumfojë si opsion e si filozofi në këto zgjedhje”, ka thënë Ahmeti, raporton Klan Kosova.

Ai ka bërë me dije se vullneti i shqiptarëve në këto zgjedhje nuk mund të kalohet.

“Vullnet i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm palët të gjitha duhet të mendojnë se më 9 maj ditën e nesërme duhet të punohet për shtetit, për paqen, duhet të punohet për ardhmërinë, për ekonominë për standardin jetësor, dhe jo me fraza patriotike. Vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm, ai që e do paqen dhe stabilitetin respekton edhe vullnetin”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të ngjashme