Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje - NACIONALE

Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

U bë e vevojshme që dy herë të përsëritet në Kuvend e Kosovës plotësim-ndryshimi i Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje që të votohet.

Pas një debati që u përcjell pothuajse në çdo pjesë të Kuvendit gjatë ditës së enjte, ky plotësim-ndryshim u hedh në votim, ku pjesëmarrës ishin 66 deputetë, nga ta vetëm 56 votuan për, që nuk ishte e mjaftueshme.

Në pjesën e dytë, kur të tjerë ligjvënës u kthyen në sallë plenare i njëjti u riprocedua në votim, përpjekje kjo që rezultoi e suksesshme.

Për këtë Projektligj votuan 62 deputetë derisa 4 të tjerë abstenuan.

Lajme të ngjashme