Votohet në lexim të parë ligji për çmimet tavan
Kuvendi i Kosovës e ka votuar me 63 vota për, 19 kundër dhe asnjë abstenim Ligjin për Çmimin Tavan.
Më herët, ministri Hekuran Murati foli për këtë projektligj, duke thënë se synon vendosjen e masave për mbrojtje të konsumatorëve.
“Një projektligj që është përgjigje politike dhe shtetërore ndaj një nevoje reale të qytetarëve të Kosovës që shteti të mos mbetet si spektator për kur çmimet e produkteve bazë dalin jashtë logjikës ekonomike dhe rëndon drejtpëdrejt në familjet tona’. Ky projektligj synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, me fokus të qartë në mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik” – tha Murati.
Projektligji në fjalë u kritikua ashpër nga opozita.