Votimi jashtë përfaqësive diplomatike: VV-ja e konteston vendimin e PZAP-së në Gjykatën Supreme - NACIONALE

Votimi jashtë përfaqësive diplomatike: VV-ja e konteston vendimin e PZAP-së në Gjykatën Supreme

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me votimin jashtë përfaqësive diplomatike.

Në ankesën e saj, VV-ja ka kërkuar nga Gjykata Supreme të anulojë vendimin e PZAP-së të datës 1 dhjetor dhe të kthejë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 26 nëntor.

“Me datën 26 nëntor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë Vendimin mbi qendrat e votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe listën e qendrave të votimit (“Vendimi”)”, është thënë në ankesën e VV-së, raporton Koha.

Pas ankesës së LDK-së, të dielën, PZAP-ja e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së për votimin jashtë përfaqësive diplomatike.

Lajme të ngjashme