Votat e diasporës numërohen edhe në Dragash: Xheladini i LDK-së del i pari
Në Qendrën për Numërimin dhe Rezultate ka përfunduar numërimin e votave të diasporës për komunën e Dragashit.
Këto vota bindshëm i ka fituar kandidati i LDK-së, Behxhet Xheladini, i cili është edhe kryetar aktual.
Sipas këtij rezultateve, Xheladini ka marrë 1181 vota.
Në vend të dytë është kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 537 vota.
Ndërsa në vendin e tretë është renditur kandidati i VV-së, Filiz Mustafa, që ka marrë 350 vota.
