Votat e diasporës | KQZ-ja ngatërron emrat e partive, përveç VV-së: Çka ndodhi mbrëmë? - NACIONALE

Votat e diasporës | KQZ-ja ngatërron emrat e partive, përveç VV-së: Çka ndodhi mbrëmë?

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Në procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës mbrëmë ka ndodhur një veprim i çuditshëm.

Në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku tregohej rezultati i kwtij votimi, rreth orës 23 janë ngatërruar emrat e subjekteve politike.

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje, logove të partive tjera u ishin ndryshuar emrat.

Te logo e PDK-së ishte vendosur emri i partisë PAI-PDAK-LPB.

LDK-së i ishte vendosur emri i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Ndërsa logos së AAK-së i ishte vendosur Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

Aty figuron edhe Nisma Socialdemokrate, e cila nuk ka garuar fare në zgjedhjet e 7 qershorit.

Nuk dihet nëse ky ishte një gabim teknik, apo huqje e qëllimshme.

KQZ deri me tani nuk ka dhënë ndonjë sqarim.

Lajme të ngjashme