“Vota për VV-në është votë për Dejona Mihalin”
Vota për Vetëvendosjen është votë për Dejona Mihalin.
Kështu tha Ermal Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas publikimit të mesazheve në WhatsApp, ku u ripërfocuan dëshmitë e kontrollit dhe pushtetit të madh të Dejona Mihalin ne kapjen dhe dirigjimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.
Postimi i Sadikut:
Afera e Whatsapp-it e konfirmon edhe një herë përfshirjen e paligjshme të Dejona Mihalit në punët e qeverisë. Po flasim për një person në dukje të parë "fantom", por që realisht po del dorë e hekurt e pushtetit. Ajo tregon kur duhet të kemi rrymë, kush në cilin bord duhet të vendoset e çka duhet të shkruajë secili deputet i VV'së.
Pyetjet që duhet shtruar:
• Kush është ky person?
• Pse ka kaq shumë fuqi?
• Pse shteti i Kosovës është peng i saj?
Kurse, secili votues duhet ta ketë të qartë: Vota për VV-në është votë për Dejona Mihalin.