Vota e Hodzës për Osmanin, Salihu: E ka dëshmuar koha pse i ka konvenuar Vuçiqit mosrrëzimi i Kurtit
Fitim Salihu, politolog, ka komentuar debatin e fundit në lidhje me votën e Adem Hoxhës, deputet goran, për presidenten Vjosa Osmani, për të cilin votë Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, tha se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, atëbotë nënkryetar i Listës Serbe dhe i arratisur nga Kosova, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe vetë Osmanit.
Salihu ka vlerësuar se Hoxha ka qenë njeri i Aleksandar Vuçiqit, president i Serbië, rrjedhimit edhe i Radoiçiqit.
Tutje, Salihu ka vlerësuar se ka treguar koha se pse Vuçiqit i ka konvenuar mosrrëzimi i Kurtit.
“Edhe në ditën që u votua Presidentja ka qenë e qartë se Adem Hoxha – duke qenë njeri i Vuçiqit, rrjedhimisht dhe i Radojçiqit – e ka mundësuar kuorumin për zgjedhjen e Presidentes dhe rrjedhimisht mosrrëzimin e Qeverisë Kurti II.
Se pse i ka konvenuar Vuçiqit mosrrëzimi i Kurtit, e ka dëshmuar koha. Sot Kosova është në sanksione ndërkombëtare, në luftë të ftohtë me ShBA-në e Shqipërinë dhe, sipas vetë Albin Kurtit, e gatshme ta pranojë Zajednicën me kompetenca autonome sipas Marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë, Radojçiqi, fill pas sulmit terrorist të Banjskës, kishte dalë i lirë nga territori i Kosovës, ndonëse pati qenë nën rrethim” – ka shkruar Salihu, ndër të tjera.