Vonohet certifikimi: 5 ankesa në PZAP kundër rezultateve nga KQZ
Pesë ankesa janë dorëzuar në PZAP kundër rezultateve të shpallur nga KQZ.
Një gjë e tillë do të vonojë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nuk ka komentuar ankesat që janë dorëzuar në PZAP.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton çështjet që janë në proces ankimor. Si në çdo rast, KQZ do t’i përgjigjet, brenda afatit, kërkesës së PZAP-it, institucionit kompetent për shqyrtimin e ankesave në procesin zgjedhor, duke sqaruar të gjitha çështjet e nevojshme”, ka thënë ai.
Sipas tij, KQZ do të pres vendimet ne PZAP-së dhe Supremes.
“Pasi ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ janë parashtruar disa ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.