Von der Leyen takon Bërnabiqin, diskutojnë për situatën në veri - NACIONALE

Von der Leyen takon Bërnabiqin, diskutojnë për situatën në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka diskutuar për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe planin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor.

‘’ Një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një diskutim për temat aktuale- duke shikuar mekanizmat për deeskalimin e dhunës në Kosovë, planin e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e thellimit të integrimit të Republikës Serbe në Bashkimin Evropian’’- ka shkruar Bërnabiq në rrjetin social ‘’Twitter’’.

Bërnabiq sot u takua edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Michel në një shkrim në Twitter, tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri.

Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme