Von der Leyen përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - NACIONALE

Von der Leyen përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel.

Ajo ka thënë se të dy vendet kanë arritur këtu pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Evropiane. “Është suksesi juaj i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë ajo.

Me tej, ajo ka tregua përfitimet e të dy vendeve.

Mbi negociatat, pas konferencës sot, komisioni dhe ekipet negociuse do fillojnë punën sot, shqyrtimi do jetë hapi i parë dhe do bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrat. Ne do vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe, psh. Shqipëria do bashkohet për mbrojtjen civile evropiane dhe kjo do rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspektet tjera që BE të jetë aty dhe do të mbështesë sa herë që do ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni tek ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase. Pika e tretë. Përfitimet do të vijojnë teksa keni rrugën BE, do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyçe, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme