Von Der Leyen: Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin - NACIONALE

Von Der Leyen: Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, ka shkruar në rrjetin e saj social, tëitter, se i vjen mirë, që liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Berlin, vetëm një javë pas vizitës së saj në rajon.

Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon.

Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik.

Duke filluar me energji.

Tutje Presidentja e Komisionit tha se Mbështetja në Energji prej 1 miliardë eurosh, që është ndarë nga Bashkimi Europian, për Ballkanin Perëndimor, do të ndihmojë të formojë të ardhmën e përbashkët energjetike.

Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike. Ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme