Von Der Leyen: Kosova e meriton liberalizimin e vizave - NACIONALE

Von Der Leyen: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen, ka thënë në një konferencë për media se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

Në konferencën bashkë me presidenten e Kosovës, Von Der Leyen ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret.

Tash sipas saj, duhet të punojnë me vendet në Këshillin Evropian.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. E di sa e rëndësishme është për ju. I keni përmbushur të gjitha standardet. Kemi rikonfirmuar se keni plotësuar kriteret. Detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian, shumica janë në anën tuaj. Këto diskutime kanë rifilluar kemi punuar me presidencën çeke mjaft shumë. Mund të llogarisni në mua personalisht. E keni bërë këtë punë mbresëlnëse përkundër shumë vështirësive, luftës të Rusisë ndaj Ukrainës”, deklaroi Von Der Leyen.

Lajme të ngjashme