Von Cramon takohet me sekretaren e Europa Nostras, që kërkoi ruajtjen e Manastirit për 24 orë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar sekretaren e organizatës Europa Nostras.
Kjo e fundit, si organizatë, ka rekomanduar ruajtjen për 24 orëve të Manastirit të Deçanit, pasi vlerësuan se është në mesin e objekteve të rrezikuara.
E pikërisht, kjo ishte temë e takimit të Von Cramon me sekretaren e organizatës.
“Takim i hapur dhe produktiv me Sekretaren Gjenerale të Europa Nostra, mbi nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në Evropë, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçanit dhe trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë”, ka thënë Von Cramon.
Open and productive meeting with the SecGen of @europanostra about the need to improve the protection of endangered #CulturalHeritage throughout #Europe, with the particular focus on @DecaniMonastery and destroyed cultural heritage in Ukraine 🇺🇦. pic.twitter.com/3jWJ0hroiq
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 14, 2022