Von Cramon: Shpresojmë që të kemi një datë shumë shpejt për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Von Cramon: Shpresojmë që të kemi një datë shumë shpejt për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në konferencë për media ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku tha se ka mesi i muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor mund të ketë një votim në Këshillin Evropian për vizat.

Von Cramon tha është duke vuajtur bashkë me Kosovën për procesin e vizave.

Të gjitha kriteret janë mbushur, edhe unë po vuaj sa secili prej jush, dhe nuk arsyetohet kjo. Të shohim rezultatet pa ndonjë kushtëzim”, tha ajo.

Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi i vizave. E kam parë se kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian të enjten e kaluar, ende nuk është marrë një vendim i qartë do të ketë edhe një votim tjetër, ka mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit”, tha ajo.

Lajme të ngjashme