Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, është shumë afër me kërkesat e Kosovës
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se nga ajo që ka parë, nga propozimi i shumë përfolur franko-gjerman, një kompromis është i arritshëm.
Madje Cramon këshillon palën kosovare që ta pranojë këtë propozim, sepse është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte ta shihte.
“Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye të bien dakord dhe ta pranojnë këtë”. Jo, asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, ka shtuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, në një intervistë për KosovaPress.