Von Cramon optimiste – kosovarët do të lëvizin pa viza deri në fund të vitit - NACIONALE

Von Cramon optimiste – kosovarët do të lëvizin pa viza deri në fund të vitit

4 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Viola Von Cramon e sheh shumë pozitive rezulutën e votuar ditë më parë në Parlamentin Evropian, e cila bënte thirrje që kosovarët të lëvizin pa viza.

Sipas Von Cramon, kosovarët do të mund të lëvizin të lirë, deri në fund të këtij viti.

“Jemi krenar që kemi bërë një veprim të tillë dhe ky është një sinjal që do ta citoja kancelarin tonë që “është e qartë që nuk është kompromis, por rezultat, një e arritur”, deklaroi Von Cramon.