Von Cramon kërkon nga BE-ja që liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet tani - NACIONALE

Von Cramon kërkon nga BE-ja që liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet tani

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Parlamentit Evropian që raporton për Kosovën, Viola von Cramon, kërkoi nga Bashkimi Evrpoian që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Liberalizimin e vizave për Kosovën, von Cramon, e ndërlidhi me rikthimin e besimit ndaj BE-së.

Von Cramon tha se tash është momenti që Këshilli i BE-së t’ua liberalizojë vizat kosovarëve.

“Nëse BE-ja dëshiron të jetë e besueshme globalisht duhet të fillojë me Ballkanin Perëndimor. Për ta rikthyer besueshmërinë tonë duhet menjëherë t’u jepet liberalizimi i vonuar i vizave qytetarëve të Kosovës. Koha është tani dhe Këshilli i BE-së duhet të veprojë pa vonesë!”, ka shkruar Von Cramon.