Vodhi pesë mijë euro, arrestohet brenda natës i dyshuari - NACIONALE

Vodhi pesë mijë euro, arrestohet brenda natës i dyshuari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar se e kanë arrestuar brenda natës një të dyshuar se vodhi pesë mijë euro. Në momentin e arrestimin, personi ishte i dehur, thohet në njoftimin e policisë.

E plotë:

Vodhi rreth 5000 (pesë mijë) euro, arrestohet brenda natës i dyshuari

Prizren, 24 qershor 2025

Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes së ndodhur më 24.06.2025, natën, rreth orës 01:50, në Sheshin “Shatërvan” në Prizren.

Sipas raportit, personi i dyshuar A.P. dyshohet se ka vjedhur çantën e viktimës A.K., në të cilën ndodheshin rreth 5000 (pesë mijë) euro.

Pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes.

Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Lajme të ngjashme