Vodhi dhe sulmoi punëtorin e sigurimit në një market, arrestohet i mituri në Prishtinë - NACIONALE

Vodhi dhe sulmoi punëtorin e sigurimit në një market, arrestohet i mituri në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur ka vjedhur në një market në Prishtinë.

Sipas policisë, i mituri gjatë ikjes ka sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

VJEDHJE GRABITQARE

Prishtinë / 14.01.2025-18:00. I dyshuari mashkull kosovar i mitur ka hyrë në ambientin e një marketi dhe nga aty dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore dhe i njëjti në ikje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-punëtor sigurimi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme