Vodhën para në një shtëpi, arrestohen tre persona në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për “Vjdhje të rëndë” në Mitrovicë.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë me dije se të dyshuarit kanë vjedhur një shumë të parave në një shtëpi.
“Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi nga ku kishin vjedhur një shumë të parave.
Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur gjysma e shumes se parave të vjedhura. Ndërsa, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në komunikatë.