Vodhën një motoçikletë, policia arreston dy persona në Prishtinë - NACIONALE

Vodhën një motoçikletë, policia arreston dy persona në Prishtinë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në një njoftim për media, policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur më 23 maj, ku ishte vjedhur një motoçikletë.

“Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23.05.2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.

Personat e arrestuar janë:

Gj.K., mashkull, 35 vjeç; D.B., mashkull, 21 vjeç.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme