Vlora Çitaku: Unë nuk përfshihem në debatet e parlamentit të Shqipërisë, për këtë adekuat është Kurti - NACIONALE

Vlora Çitaku: Unë nuk përfshihem në debatet e parlamentit të Shqipërisë, për këtë adekuat është Kurti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk i komenton çështjet e brendshme të Shqipërisë, pas votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt.

Çitaku në Klan Kosova ka thënë se “adekuat” për këtë çështje, do të ishte kryeministri Albin Kurti, pasi sipas saj, ai ndërhyn në çështjet politike të brendshme të Shqipërisë.

“Nuk do të përfshihem në debatet e brendshme partiake në parlamentin shqiptar. Ndoshta Kryeministri Kurti do të ishte adekuat, sepse ai e ka zakon të ndërhyjë në çështjet politike të brendshme të Shqipërisë. Debatet e brendshme janë të rëndomta në një demokraci, dhe ne si politikanë nga Kosova nuk duhet të përfshihemi apo të ndërhyjmë në to”, ka thënë Çitaku.

Tutje ajo shtoi se rezoluta e iniciuar nga Partia Socialiste, është për t’u përshëndetur.

“Propozim-rezoluta e Partisë Socialiste është për t’u përshëndetur, këtu nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e emrave të përveçshëm, as të Hashim Thaçit, as të Rexhep Selimit, as të Kadri Veselit, as të Jakup Krasniqit, as të tjerëve. Këtu bëhet fjalë për vërtetësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, natyrën e kauzës sonë, andaj iniciativa të tilla janë për t’u përshëndetur. Unë besoj se rezoluta e sotme, por edhe hapat e tjerë që janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, do të jenë në funksion të së vërtetës”, ka thënë ajo.