Vlora Çitaku poston fjalinë e njohur të komandant “Calit”
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për të dënuar me 26 vite burgim ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar fjalinë që komandant “Cali” kishte thënë para trupit gjykues të Gjykatës Speciale.
Ajo ka shkruar se as në emrin e saj nuk mund të dënohen ish-eprorët e UÇK-së.