Vlora Çitaku: Glauk Konjufca paska lëshuar pe në gjithçka
Kandidatja për deputete nga PDK, Vlora Çitaku, ka ironizuar me intervistën e mbrëmshme të Glauk Konjufcës.
Ajo ka shkruar se Konjufca paska lëshuar pe në gjithçka.
Postimi i plotë:
Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka.
Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.
Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer.