Vllasi: Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin
Njohësi i çështjeve politike, Azem Vellasi, pretendon se kryeministri Albin Kurti bëri gabim që mbrëmë nuk u takua me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Ai ka thënë se dështimi i takimit në Bruksel iu faturua Kosovës.
Vllasi ka vlerësuar se procesi i dialogut në Bruksel mund të jetë i suksesshëm vetë, nëse përfundon me njohje reciproke.
“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke”, ka thënë Vllasi në Tëvë 1.