Vlera 7 mijë euro: Konfiskohen mbi 3600 kilogramë material piroteknik në Bërnjak
Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 3600 kilogramë material piroteknik me vlerë prej shtatë mijë euro në Bërnjak.
Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se më 2 prill në Bërnjak janë identifikuar disa automjete, ku në njërin, dyshohej se ka pasur material ilegale.
“Njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg.” – thuhet në komunikatë.
Tutje, policia ka njoftuar se njësitetet e Policisë së Kosovës janë marrë me rastin në fjalë.
“Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë derguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.” – thuhet tutje.