Vjosa Osmani: Tensionet i ka për qëllim Serbia
Presidentja, Vjosa Osmani, ka komentuar zbatimin e vendimit të qeverisë për targat ilegale, si dhe paralajmërimet për tensionim të situatës.
E para e shtetit ka thënë se është Serbia ajo që i ka për qëllim tensionet, teksa për parandalimin e tyre tha se po merren organet e Republikës së Kosovës së bashku me partnerët ndërkombëtar.
“Tensionet, natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato t’i parandalojmë”, tha Osmani të premten kur u pyet nga Klan Kosova se nëse ka rrezik për tensione në veri të vendit.
Tutje Osmani, ka siguruar qytetarët se marrëdhëniet me ShBA-të, do të mbesin të palëkundura, ani pse kërkesa e tyre për shtyerje të afatit, deri tash nuk ka hasur në mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës.
“Ashtu siç e ka thënë sekretari Blinken, raportet me ShBA-në janë të palëkundura dhe ashtu do të mbesin. Ju siguroj”, shtoi presidentja.
Presidentja, tha se nuk ka çka t’i shtojë qëndrimeve të saj që i ka thënë në dy – tre ditët e fundit, për çështjen e targave.
“Besoj që mund të diskutoni me kryeministrin për bisedat që ai i ka pasur”, theksoi Osmani kur u pyet