Vjosa Osmani prezent në inaugurim, betohet Presidenti i ri i Malit të Zi
Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, morri betimin para Kuvendit të Malit të Zi. E pranishme në këtë ceremoni përuruese ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Betohem se do t'i kryej detyrat e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje dhe të paanshme, sipas Kushtetutës dhe ligjit”, tha Milatoviq gjatë betimit.
