Vjosa Osmani për PDK-në është "e njëanshme": Tahiri pyetet për çështje të Presidentit - NACIONALE

Vjosa Osmani për PDK-në është "e njëanshme": Tahiri pyetet për çështje të Presidentit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka shpalosur qëndrimin e partisë për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se vendit “nuk i bën nder emër i cili ka qenë i njëanshëm”, duke kërkuar një figurë mbi partitë.

Sipas tij, presidenti duhet të jetë “dikush që përfaqëson edhe pozitën edhe opozitën, por edhe qytetarët”.

Tahiri theksoi nevojën për “reputacion e integritet vendor dhe ndërkombëtar” dhe për kontribute intelektuale që i bëjnë nder shtetit.

Ai sqaroi se “ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm”.

Megjithatë, shtoi se nëse kërkohet, “PDK do të nxjerrë edhe emra”.

I pyetur për një mandat të dytë të Vjosa Osmani, ai shmangu përgjigjen direkte.

“Nuk është se po du me u lëshu në emra të përveçëm”, tha ai, duke theksuar se presidenti duhet të jetë figurë uniteti.

Lajme të ngjashme