Vjosa Osmani për Deklaratën për të Pagjeturit: Një çështje që unë e kam çuar përpara
Java që e lamë pas ishte e suksesshme sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, tha Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, duke folur nga Londra për BBC, ku veçoi miratimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur, për të cilën marrëveshje tha se “është një çështje që unë e kam çuar përpara” dhe si një gjë në në cilën Kosova ka investuar shumë.
Megjithatë, ndonëse e quajti sukses miratimin e saj, Osmani u shpreh mosbesuese në gatishmërinë e shtetitë të Serbisë për ta implementuar ata, ngase, siç beson ajo, “Serbia nuk ka regjistër të mirë në zbatimin e marrëveshjeve”.
“Besoj që kjo javë që lamë pas ishte e suksesshme e në veçanti në një çështje të caktuar për Personat e Pagjetur të cilin zhdukur me forcë gjatë luftës dhe kjo është një çështje që unë e kam çuar përpara dhe ne si Kosovë kemi qenë duke investuar sepse janë më shumë 1 mijë e 600 persona familjet e të cilëve ende po kërkojnë të dashurit e tyre që janë rrëmbyer gjatë luftës. Këtu presim edhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar të cilët kanë pasur rol udhëheqës në mbështetjen tonë. Tash Deklarata është miratuar dhe zbatimi është kyç dhe fatkeqësisht Serbia nuk ka një regjistër të mirë kur jemi te zbatimi. Por, shpresoj se me ndihmën e aleatëve më në fund mund t’i japim mbylljen kësaj plage të thellë në shoqërinë tonë”, tha Vjosa Osmani.